Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, do t’i bashkohet sot Partisë Demokratike të Kosovës.
Aderimi i gjeneral Ramës në PDK do të bëhet publik nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi, sot gjatë ditës.
Në vitin 2015, Rama me një dekret të presidentes Atifete Jahjaga, ishte emëruar komandant i përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Më 30 nëntor 2021, Rrahman Rama kishte dhënë dorëheqje nga posti i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke u zëvendësuar nga Bashkim Jashari../GazetaExpress/