Gjendet shëndoshë e mirë gruaja nga Drenasi që u raportua e zhdukur

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur gruaja që u raportua e zhdukur me 27.10.2023 në Drenas.

Sipas policisë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa, ende hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin.

Policia e Kosovës, tutje në njoftim i falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.