Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Plemetin në Obiliq, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sinjali mëson se viktima është Sinan Osmani, 37-vjeçar.
Burimet brenda Emergjencës bëjnë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi 37-vjeçari ishte gjetur i shtrirë në tokë dhe i njëjti dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Momentalisht nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.