Gjendet një serb i vdekur në Leposaviq

Një serb është gjetur sot i varur 100 metra larg shtëpisë së tij në Leposaviq.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëvendësdrejtor i Policisë të Kosovës në rajonin e veriut.

Në lidhje me rastin ka njoftuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila ka thënë ky person ishte lajmëruar si i humbur.

Tutje, nga kjo shoqatë kanë thënë se trupin e viktimës e kanë dorëzuar të organet kompetente.

“Sot rreth orës 10:00 Kemi pranuar nje ftesë nga Policia e Kosoves, për humbjen e nje personi te moshuar ne Komunën e Leposaviqit. Pas kërkimeve intensive nga anëtarët e shoqatës kemi arrite që ta gjejmë të humburin pa shenja jete dhe kemi bërë dorëzimin tek organet kompetente viktima është gjetur rreth orës 17:00”, thuhet në njoftim.