Dje rreth orës 17:40 përskaj rrugës lokale Fortesë – Celinë të komunës së Rahovecit, është gjetur një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.
Sinjali mëson se mjeti është hasur nga një bujk që po punonte fushën, i cili kishte njoftuar Policinë. Njësitet policore bashkë me njësitin për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë tërheqjen e mjetit.
Sipas FSK-së, mjeti i pashpërthyer ishte projektil i topit dhe në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt kanë bërë shpërthimin e tij në vendin e ngjarjes.