Policia ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Obiliq.
Rasti për të cilin Policia ka nisur hetimet ka ndodhur të martën rreth orë 00:08.
Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.