Gruaja e moshuar nga fshati Dobërçan i Gjilanit, Fatime Maliqi, e cila u raportua e zhdukur nga familja e saj, është gjetur pa shenja jete. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj.
Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi i të moshuarës, i cili konfirmoi se ajo është gjetur pa shenja jete në një pjesë të fshatit.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa për rastin tashmë është njoftuar edhe Policia.
E moshuara kishte dalë nga shtëpia më 4 korrik, pas mesnatës dhe deri sot nuk dihej asgjë për fatin e saj.