Deri tani nga gërmimet në Prekaz të Skenderajt janë gjetur mbetjet mortore të tre personave që dyshohet se janë eshtra të personave të deklaruar të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Këtë për Klan Kosovë e ka konfirmuar Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, që tha se gërmimet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme sepse dyshohet që aty janë groposur dhe mund të gjenden edhe eshtrat e dy personave tjerë.