Një grua në Gjakovë, ka raportuar në Polici burrin e saj me të cilin bashkëjetojnë qe një kohë të gjatë.
Viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se burri ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, duke i bërë presion vazhdimisht e madje duke i thënë që të largohet nga shtëpia bashkë me fëmijët.
Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ka ndodhur mes tyre gjatë kohës sa burri ndodhej në Zvicër për një periudhë të shkurtër.
Si rezultat i raportimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.