Një person në Gjakovë ka goditur me veturë dje një 1-vjeçar.
I dyshuari, viktimën sipas policisë e ka nip, teksa rasti ka ndodhur nga pakujdesia në oborrin e shtëpisë, shkruan lajmi.net.
1-vjeçari me këtë rast ka pësuar lëndime serioze.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.