Gëzohen nxënësit, kjo shkollë e ndëprenë grevën, nesër fillon mësimin

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Lidhja e Prizrenit” nga e hëna do ta nis mësimin përkundër grevës së shpallur nga SBASHK-u.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i kësaj shkolle, Qazim Maloku.

Ai njoftoi se pas mbledhjes së mbajtur të premten e kaluar e kanë ndërmarrë këtë vendim.

Mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë vendosur që ta ndryshojnë formën e presionit ndaj qeverisë, ata do të protestojnë çdo ditë për gjysmë ore deri në realizim të kërkesave, por që grevën do ta ndërpresin