Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka uruar Jim O’Brien pas bestimit si asistent i sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. Deri më tani, diplomati i njohur amerikan ka mbajtur pozitën si shef i Zyrës për Bashkërendim të Sanskioneve. Kush është O’Brien?
Ajo shtoi se pret që partneriteti strategjik mes Kosovës dhe ShBA-ve të forcohet.
“Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë”, tha ajo.