Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka besim tek presidenti rus, Vladimir Putin, pas raportimeve se ai është gati t’i japë fund luftës në Ukrainë përmes një armëpushimi të rënë dakord.
“Më lejoni të jem shumë skeptik për ofertat që po bën Putin, sepse duke pushtuar një vend fqinj dhe duke bërë një luftë brutale që ai po bën në Ukrainë, është një sinjal se ne duhet të llogarisim çdo shkatërrim që Putini do të mund të bëjë, jo vetëm për Ukrainën, por për Evropën dhe Perëndimin në tërësi”, tha ajo.
Gërvalla theksoi se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është fitorja e Ukrainës.“Çdo zgjidhje tjetër do të ketë pasoja të forta, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën”, shtoi ajo.
Ajo theksoi se Bashkimi Evropian dhe Aleanca Veriatlantike duhet të hapin dyert për vendet që synojnë dhe luftojnë për të njëjtat vlera dhe parime si Kosova, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik pas luftës në Ukrainë.
“Kosova është një vend i vogël, demokracia më e re evropiane diku në Ballkanin Perëndimor. Por është një vend ku shumë gjeopolitika… tregojnë ndikimin e tyre në momente shumë të rëndësishme siç kemi tani në Evropë… Unë besoj se perspektivat evropiane dhe të NATO-s për Ballkanin Perëndimor janë aq të rëndësishme sa ne kemi nevojë për kombe të fuqishme për t’i mbështetur këto ambiciet”, deklaroi ajo një intervistë për televizionin kanadez .