Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, sonte ishte në një intervistë në televizionin publik.
Duke folur për procesin e dialogut dhe për emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ajo tha se ky i fundit e ka dështuar procesin e dialogut.
“Unë mendoj që ky proces i dialogut i ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak, është totalisht i dështuar, Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçak e ka dështuar të gjithë procesin, ndërmjetësuesi duhet të jetë serioz në detyrat e tij”, tha ajo në RTK.
Kujtojmë që kohë pas kohe militantët e pushtetit me në krye Albin Kurtin, nuk përtojnë të i mëshojnë ndërmjetësuesit Lajçak në forma të ndryshme, madje duke e akuzuar se po e mbanë anën e Serbisë në procesin e dialogut.