Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar ashpër kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, për reagimin e tij për ngjarjet në veri ku u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër.
Ajo tha se reagimi i tij ishte i turpshëm, derisa pyeti anëtarët e BE-së “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm”.
Reagimi i plotë në X:
Zoti Borrell, vërtet?
Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”?
Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve?
A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?
Sa turp.
Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?