Gërvalla ‘godet’ BE-në: Ka hezitim për ta ballafaquar Serbinë me pasoja

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur sërish për qasjen e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, pas sulmit terrorist në Banjskë.

Gërvalla tha se ledhatimi i Serbisë po vazhdon nga bashkësia ndërkombëtare, e madje ka një ledhatim të dukshëm të Vuçiqit.

“Edhe pse nuk heziton madje edhe të sulmojë me paramilitarë fqinjët e tij, prapëseprapë ka një lloj hezitimi për ta ballafaquar me pasojat e veprimeve të tilla”, tha Gërvalla në ATV.