Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Washington është takuar me senatorin demokrat, Gary Peters.
MPJD njofton se në takim është diskutuar për “përparimin e Kosovës në fushat vitale për qytetarët e saj, gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë anëtarësimi i Kosovës në NATO si dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në rajon”.
“Gjatë këtij takimi, e shoqëruar edhe nga zëvendësministrja Liza Gashi dhe ambasadori Ilir Dugolli, Ministrja Gërvalla e njoftoi senatorin amerikan rreth situatës politike në vend, përparimin e arritur në demokratizim të vendit, sundim të ligjit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.