Gërvalla e pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott, e falenderon për “bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas njoftimit të MPJD’së, Gërvalla e ka falendëruar Abbott për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, “që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë”,

“Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftim.