Gërvalla bëri huqjen e radhës: Shoshi e PDK’së e tall publikisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka ekspozuar një tjetër huqje në llogarinë e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Këtë herë, Gërvalla e ka bërë Igli Hasanin ministër të shtetit të Kosovës duke shkruar “në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Kosovës, sot prita në Vërmicë, Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës, Igli Hasani”, fjali e cila është përmirësuar më pas.

Deputetes Shoshi duket se nuk i ka ikur ky detaj duke publikuar huqjen e Gërvallës.

 

pixel