Me emocion të thellë, gazetarja Erjona Gjikolli, ka ndarë me publikun humbjen e rëndë të babait të saj.
Ajo u paraqit sonte në studio me setrën e babait, një kujtim të tij kur ai ishte shëndetshëm, pa sëmundje, dhe e mbante këtë veshje me krenari.
”Të hanën më ka vdekë babi, njeriu që ka besu shumë në mu…Sonte kam ardhë me këtë setër, që është e babit tem – kur ka qenë shnosh, e pa sëmundje”.
”Unë kom me mbajtë për jetë me kujtimet më të mira për të”.
Ajo mes tjerash u shpreh mes lotësh se java që la pas, ka qenë ndër javët më të trishta të jetës së saj, por njëherit një ndër ditët kur ajo është ndjerë shumë krenare.