Vazhdon edhe më tutje të jetë kryetemë vendore.
Bëhet fjalë për grabitjen në Therandë, aty ku pati edhe gjuajtje me armë zjarri mes policisë dhe grabitësve, që më pas ia dolën të largoheshin me veturë të vjedhur, përcjell 07 Press.
Lidhur me këtë, gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj ka thënë se të njëjtit dyshohet që kanë hedhur pengesa për policinë, duke i dhënë hapësirë të mjaftueshme vetes për t’u larguar.
“Ata hodhën pengesa në rrugë dhe ishte e pamundur të ndiqeshin aty për aty”, shtoi ndër tjerash ajo në Shqipëria Live të Top Channel.