Gazetari nga Prishtina, Enis Veliu është marrë me një çështje tejet interesante.
Bëhet fjalë për siç e ka quajtur ai: “Prokurimi i kapur politikisht”, ku është marrë në mënyrë direkte me tenderët që jepen në komunat e Rrafshit të Dukagjinit, aty ku dominon AAK-ja.
Gjithnjë sipas Veliut, dy kompani LIKA Trade dhe LIKA Compay kanë marrë hiç më pak se 46 milionë euro tenderë.
Rekordin nga këto tri komuna e mban Rahoveci me mbi 20 milionë. Pra, këtu përfshihen Rahoveci, Gjakova e Deçani.
Më poshtë edhe postimi i plotë i Veliut.