Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani, për sulmin fizik kundër gazetarit Valon Syla, duke i dënuar me nga dy vite burgim efektiv (secilin veç e veç).
Pas këtij vendimi ka reaguar vet Syla, i cili ka falënderuar policinë, gazetarët dhe mediat që e mbështetën.
“Për këtë rast e kisha falënderu ma së pari shumë Policinë e Kosovës që ka reagu shumë shpejt në identifikimin dhe kapjen e këtyre. I falënderoj kolegët e mi Ilir Mirenën dhe Leonard Kërqukin dhe krejt mediat që më kanë mbështet”, ka shkruar Syla.