Gazetari Syla del me kërkesë për Kurtin: Përmende një emër të madh që u arrestua për krim e korrupsion

Gazetari Valon Syla ka reaguar pasi kryministri Albin Kurti publikoi “disa të arritura” të Qeverisë gjatë vitit 2022 në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Siç raportoi Nacionale, në shkrimin e tij ai s’e kishte përmendur askund Policinë e Kosovës.

Megjithatë, gazetari Syla në anën tjetër, po kërkon nga kryeministri Kurti ta publikojë një “emër të madh”, të arrestuar për krim e korrupsion.

Në fund të një shkrimi në rrjetin social Facebook, Syla e ka quajtur “rrenc”, kryeministrin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Albin Kurti po lavdërohet se e çrrënjosi krimin e organizuar për këto 2 vite në vend.

Atëherë, një pytje publike për Kryeministrin Kurti. Pyetja është; Kush u arrestua për krim e korrupcion për këto 2 vite në Kosovë. Përmende një emër të madh?

Rrenc.