Gazetari shqiptar Ilir Kulla ka vlerësuar lartë figurën e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë Ahmeti është politikani më i shquar shqiptar që ende është aktiv.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kulla ka shkruar për kontributin e madh të Ahmeti në luftë dhe në integrimin e shtetit maqedonas në strukturat euro-atlantike.
“Ali Ahmeti miku i im i vjeter dhe i vyer i koheve te veshtireve eshte politikani me i shquar shqiptar ende aktiv ne ditet e sotme. Ai eshte Abaz Gjuka i LPK-se dhe UCK-se aktivist dhe bashke-udheheqes i Luftes ne kohe shume te veshtira kur te pritej koka. Mund te kishte ndaluar pas 1999 Luftes ne Kosove dhe te gezonte pushtetin si shume te tjere, por vazhdoi projektin e vjeter te Tij dhe shokeve te Tij per te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, aty ku e kishte vendlindjen. Se bashku me deshmoret Isa Lika, Harun Aliu,Tahir Sinani e shume e shume te tjere, luftetaret dhe komandantet Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Maliq Ndreca e shume e shume te tjere Ali Ahmeti beri nje epoke te lavdishme te shqiptareve si Komandant i Ushtrise Clirimtare Kombetare. Pas kesaj ai themeloi BDI-ne per nje projekt Europian per Maqedonine, sot vend anetar te NATO-s dhe me Kryeminister shqiptar, ne nje vend ku deri ne 2001 edhe Ministri shqiptar i Ekonomise mbante harten e Bullgarise se madhe qe dilte deri ne Durres ne zyren e Tij”, ka shkruar ai.
Sipas Kullës, Ali Ahmeti është shqiptari më i madhi që kanë nxjerr shqiptarët e Maqedonisë.
“Si do qe te jete, cfare do qe te ndodhe, ne cdo rrethane qe mund te vije opozite dhe pushteti Ali Ahmeti eshte me i paperseritshmi me gjithe gabimet qe mund te jene bere nder vite. Votoni ke te doni miq ne Shkup, Tetove, Gostivar, Oher, Struge, Shtip a Kumanove, keni te drejten e vyer qe te jep demokracia edhe te ndeshkoni me vote nese ka padrejtesi apo pakenaqesi, se shyqyr erdhi kjo dite fale UCK-se, por nje gje mos e harroni Ali Ahmeti eshte me I madhi qe keni prodhuar ne historine e shqiptareve te Maqedonise. Te me falin ata qe nuk I permenda dhe ata miq te vyer qe kane mendim teresisht te kundert me mua!”, ka shruar Kulla.