Gazetari nga Shqipëria: Kurti po i bën dëm Kosovës me konflikt me Amerikën

Ermal Mulosmani, gazetar i njohur nga Shqipëria, ka bërë një shkrim intersant në profilin e tij në Facebook.

Gazetari shqiptar, që njeh goxha mirë rrjedhat politikë në Kosovës, ka treguar se shumë miq të tij në Facebook, janë përkrahës të kryeministrit Albin Kurti, Sali Berishës e Lulzim Bashës.

Sipas tij, kjo për arsyen se dikur shkruante pro opozitës. Por ai ka theksuar se nëse do të mund të largonte dikë nga politika, atëherë do të ishte pikërisht tre të lartëcekurit.

“Shumicën e miqve të FB i kam ose mbështetës të Berishës, ose të Bashës ose të Albin Kurtit. Mu kanë bërë me kalimin e kohës nga shkrimet e mia pro opozitës në të dy vendet.

Me pasë mundësi, sot, me heqë veç tre politikanë, këta tre do ishin. Basha i pari, ai është më i tmerrshmi, simbol i dështimit, mefshtësisë, vendimmarrjes së gabuar, gafave politike…

Albini mendoj se po i bën dëm Kosovës me konfliktin me Amerikën. Berishës iu kanë bo edhe truprojet me shkrujtë kujtime, po e dëmton veten dhe opozitën çdo ditë që kalon pas 6 Marsit të vitit të shkuar…” – shkroi ai ndër të tjera.