Sot në Gjykatën Speciale po vazhdon dëshminë dëshmitari i radhës kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmitari i radhës është një gazetar i Tanjugut serb që pretendonte se është ndaluar e keqtrajtuar nga UÇK-ja, shkruan lajmi.net.
I njëjti pretendon se është “dënuar” nga UÇK-ja vetëm se ka kaluar në “territorin” e tyre pa mjet identifikimi.
“Ka qenë gazetar i Tanjugut që në fillim të 1996. Më 18 tetor 1998 kur po udhëtonte, u ndalua në një pikë kontrolli të UÇK, është mbajtur i ndaluar në 4 vende, përfshirë edhe një vend që ai pretendon se është Kleçkë. Gjatë kësaj kohe, një anëtar i UÇK-së i ka vendosur një armë në gojë. Ai thotë se është kërcënuar me thikë. Ata janë dënuar sepse kanë udhëtuar në zonën e UÇK-së”, tha në fillim të seancës, Prokuroria e Specializuar.