“Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet. Ambiciet për “Serbinë e Madhe”, vazhdojnë”, janë vetëm disa prej konkluzioneve të artikullit me titull “Si mund ta parandalojë BE-ja Serbinë e Madhe me disa qindra ushtarë”, të autorit Alexander Rothert të publikuar në gazetën Neue Zurcher Zeitung.
Në artikull theksohet se presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, po tenton të krijojë forca ushtarake paralele.
Sipas autorit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po bën përpjekje për ta realizuar projektin e nisur nga paraardhësi i tij Sllobodan Millosheviq.
Rothert thotë se projekti mbështetet në presidentin e Rusisë Vladimir Putini, të njohur si “Bota Ruse”, dhe tani quhet “Bota Serbe”.
Në artikull shkruan se protagonisti kryesor i realizimit të projektit është shefi i shërbimit inteligjent serb, Aleksandar Vulin.
Ky i fundit, është sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të BeH, Millorad Dodik.
Vulin dhe Dodik, kishin marrë pjesë në një “forum sigurie” në Rusi.