Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi, dhe PDK i është përgjigjur me një datë, por nuk e mendon se kanë tamam marrëveshje mes vete.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thonë se partia ku ai bën pjesë nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike në vend.
“Spo them që ka marrëveshje, por Kurti ka ofruar me shpërnda Kuvendin, dhe PDK iu ka përgjigjur me një datë për zgjedhje, është deklarim publik. PDK e ka emëruar edhe kandidatin për kryeministër, pra i kanë bërë përgatitjet. Por që kanë marrëveshje nuk po them, por me që VV po do me ndërtu argumentin, se të gjithë po bëhen bashkë për t’u rrëzuar, por nuk është ashtu. Jemi tri parti të ndryshme. Nuk kemi dhe nuk do të kemi marrëveshje të koalicionit parazgjedhor me asnjë parti politike, ky është qëndrimi jonë”, tha Gashi te “DPT te Fidani”.