Gashi e akuzon Kurtin: E ka mbushur Kosovën me islamistë dhe propagandues kundër Amerikës

Dardan Gashi, analist i përhershëm në “Debat Plus”, ka interpretuar situatën e fundit të krijuar pas ndalimit të dinarit nga ana e BQK-së.

Në fjalën e tij, Gashi, që dikur ishte ministër, ka pasur shumë kritika për Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.

Madje, në një moment, Gashi e ka akuzuar Kurtin për “mbushje” të Kosovës me islamistë dhe njerëz që propagandojnë kundër ShBA-së.

“Po qysh është e mundur që njëkohësisht ty po të armatos Amerika, po të financon, po të shkollon, po t’i kryen krejt këto, edhe ti i kryen dy veprime, njo e mbush Kosovën me islamista, dy e mbush Kosovën me njerëz që propagandojnë kundër Amerikës. Tash budallë njerëzit nuk janë, të shohin çka je tu bë” – ka thënë Gashi.