Ganimete Musliu reagon ndaj Kusari-Lilës: Le të plasin tradhtarët e këtij vendi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur krenare me partinë të cilës i përket.

Reagimi i Musliut erdhi pasi që shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila ka përmendur disa figura kyçe të kësaj partie në përgjimet e publikuara nga Gazeta Nacionale, përderisa ishte duke biseduar me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Ajo tutje ka shkruar “le të plasin tradhëtarët e këtij vendit”.

“Krenare me PDK! Le të plasin tradhtarët e këtij vendi!” – ka shkruar Musaliu.