Futbollisti i Dukagjinit, Theophilus Solomon është arrestuar sot derisa po zhvillohej ndeshja e Kupës së Kosovës kundër Dinamos.
IndeksOnline mëson se në momentin që trajneri ka vendosur ta inkuadroj në lojë në pjesën e dytë, policia e ka thirr brenda stadiumit dhe ia ka vendosur prangat.
Dyshohet se Solomon e ka pasur obligative të lajmrohet çdo 3 muaj në polici, dhe nuk e ka respektuar atë vendim.
Kujtojmë që ai ishte i arrestuar edhe më herët, pasi akuzohet për veprën penale dhunim.