Ushtaraku i pensionuar, Afrim Veseli, vlerëson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor i Kosovës dhe forcës së sigurisë.
Ai ka theksuar se anulimi i pjesëmarrjes në “Defender 2023” ka qenë goditje e rëndë për tërë shtetin.
“Sanksionimi ndodhi për shkak të zhvillimeve politike. ShBA dhe NATO duan stabilitet në një vend në partneritet me ta. Për shkak të mosmarrëveshjeve politike që ka qeveria jonë me faktorin ndërkombëtar – konkretisht ShBA-në, ndodhi sanksionimi”, është shprehur Veseli në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ndër të tjera ai ka theksuar se bashkëpunimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Amerikën është jetik për të.
“ShBA e ka përcjellë nga fillimi themelimin e FSK-së dhe në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër u mor përkrahja që asaj t’i ndërrohej misioni dhe me ligjet e reja mori mision ushtarak”.