Forca e Sigurisë së Kosovës, ka mbajtur një trajnim me Forcat e Armatosura Turke, për përdorimin dhe mirëmbajtjen e armëve të këmbësorisë.
Në këtë trajnim bëhet e ditur se ushtarët e FSK-së kanë përfituar njohuri për përdorimin dhe mirëmbajtjen e disa lloje të armëve, të artilerisë së lehtë dhe të rëndë të kalibrave të ndryshëm si dhe të granatave të dorës.
“Gjatë realizimit të trajnimit pjesëmarrësit përveç përgatitjeve teorike demonstruan edhe shkathtësitë në përdorimin dhe gjuajtje me armë në caqe të caktuara me të shumë lloje të armëve”, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai tha se përkushtimi i treguar nga pjesëtarët e FSK-së, ka bërë që ata të arrijnë nivel të lartë të profesionalizmit dhe aftësisë në përdorimin e sigurt të armëve.