FSK nis ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.

Sipas njoftimit të FSK’së, ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre.

“Me këtë ushtrim, FSK afirmon gatishmërinë dhe aftësinë për të përmbushur misionin e një force profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.