Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33”, dhe janë kthyer në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur FSK-ja në faqen e tyre zyrtare në Facebook, përcjell Klankosova.tv.
Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të Shteteve të Bashkuara të Amërikës dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels).
“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e FSK-së.