FSK-ja del me njoftim për automjetet në veri: Konvoji e ngatërroi drejtimin

FSK-ja ka bërë të ditur se konvoji nga Istogu që po shkonte drejt Mitrovicës e ka gabuar drejtimin dhe për rrjedhojë kanë kaluar në destinacion tjetër.

Kështu, ata hynë në pjesën veriore. Gjeneralllejtënant Bashkim Jashari në një prononcim për Albanian Post ka thënë se do të marrin masa ndaj ekipit që hyri aksidentalisht në veri.

Njoftimi:

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes.

FSK-ja futet gabimisht në veri