Freedom House ka publikuar raportin vjetor për Kosovën.
Në raportin e sapo publikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke u konsideruar si regjim tranzicional ose hibrid.
Në këtë raport janë përmendur edhe disa prej aferave korruptive, një prej të cilave është afera me rezervat shtetërore, ku përfshihej Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë.
“Vetë qeveria Kurti u përball me një skandal korrupsioni në vitin 2023 që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim” – shkruan Freedom House për rezervat shtetërore.