Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në një restorant në Prishtinë.
Krasniqi ka publikuar një video në rrjetet sociale, teksa e pyet Mujën për premtimin që sipas tij ka dhënë Kurti për formimin e Asociacionit.
“Përshëndetje zotri deputet. A po na tregoni qysh premtuat “Zajednicën”, për Këshillin e Evropës…Qysh e kishit komentu atë letër. Po e bëni dmth, dhe s’keni asnjë koment, nuk po ju vjen marre?”.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, iu drejtua Mujës duke i thënë se “ti gjithë ke mendu që “Zajednica”, është gjë e mirë. Më kujtohet dikur, kur e quanit Vetëvendosjen terroriste, kur e kundërshtonte “Zajednicën”.
Më pas, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i kërkoi Krasniqit që të largohet nga tavolina.