Fotografi e rrallë e ditës së martesës së Ismail Kadare më 1963, i pranishëm edhe Dritëro Agolli

Besiana Kadare, e bija e Ismail Kadares, ka shpërndarë një fotografi të rrallë familjare kur i nderi ishte gjallë.

Në rrjetin social Facebook, Besiana e publikoi momentin kur prindërit e saj u martuan, në vitin 1963.

“Foto shumë e rrallë nga dasma e prindërve në 1963. Në të majtë dalloj Naum Priftin, në të djathtë, në cep, Dritëro Agollin”.

“Mami me tregon qe babi vajti ta merrte në Elbasan bashkë me të gjithë shokët nga Lidhja e Shkrimtarëve”, ka pohuar Besiana Kadare.