Kryeministrit Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, janë takuar në forumin e Bledit në Slloveni.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi tha për “Report Tv”, se të dy kryeministrat kanë zhvilluar takime kokë më kokë në Bled, dhe se kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e samitit të 16 tetorit në Tiranë.
Ky është takimi i parë mes krerëve që pas anullimit të mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor në Gjakovë.