Forcat e reja të ushtrisë shqiptare mbërrijnë në Kosovë, ministri Vengu: Çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka treguar për dërgimin e trupave të reja të ushtrisë shqiptare në Kosovës.

Ai ka bërë me dije se në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, trupat shqiptare çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat e saj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar edhe disa fotografi.

Mirëmëngjes nga Kosova 🇽🇰 me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai.