FOL: Qeveria realizoi vetëm 36 % të aktiviteteve të parapara të përfundojnë gjatë 2023 – të dhënat për secilën ministri

Lëvizja FOL ka publikuar sot të dhënat nga monitorimi i Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, tashmë i quajtur Plani Kombëtar për Zhvillim.

Burbuqe Kastrati, menaxhere e projektit në Lëvizjen FOL, tha Qeveria ka arritur të realizojë vetëm 36 përqind të aktiviteteve që ishin paraparë të përfundojnë gjatë vitit të kaluar.

Qeveria e Kosovës nga 655 aktivitete të parapara të realizohen brenda periudhës janar-dhjetor 2023 ka arritur të realizoj vetëm 234 apo 36%, nuk i ka realizuar 151 apo 23 %, dhe nuk kanë kthyer përgjigje për 270 aktivitete apo 41 %”, tha Kastrati duke shtuar se numrin e madh të aktiviteteve pa përgjigje e kanë shtuar edhe tri ministritë që nuk janë përgjigjur fare e që kanë pasur një numër të madh të aktiviteteve të parapara.

Kastrati theksoi gjithashtu se Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk janë përgjigjur fare në pyetësorin e dërguar, dhe gjithashtu një numër i madh i ministrive kanë lënë pyetje pa përgjigje.

Të dhënat sipas FOL:

Zyra e Kryeministrit

ZKM kishte paraparë 74 aktivitete të realizohen gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, mirëpo nuk ka kthyer asnjë përgjigje për realizimin e tyre.

Ministria për Komunitete dhe Kthim

MKK për periudhën janar – dhjetor 2023 ka paraparë realizimin e 4 aktiviteteve prej të cilave ka realizuar vetëm 2, ndërkaq 1 aktivitetet nuk është përfunduar dhe për realizimin e 1 aktiviteti nuk kanë kthyer përgjigje.

Ministria e Shëndetësisë

MSH në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 32 aktivitetet brenda periudhës janar- dhjetor 2023, prej të cilave 14 i ka realizuar, 14 nuk i kanë realizuar dhe për 4 aktivitete nuk kanë kthyer përgjigje.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

MKRS në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të realizoj 41 aktivitetet brenda periudhës janar – dhjetor 2023. Përgjigje kemi marrë vetëm për 1 aktivitet të realizuar, 1 të pa realizuar dhe për 39 aktivitete të tjera nuk kemi pranuar përgjigje.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

MBPZHR në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 22 aktivitete brenda periudhës janar – dhjetor 2023. Prej tyre kanë realizuar 10 ndërkaq 9 janë të parealizuara dhe 3 janë pa përgjigjje. Vlen të theksohet se kjo ministri ka dërguar përgjigje edhe për 24 aktivitete tjera realizimi i të cilave shtrihet përtej vitit 2023, dhe 6 aktivitete të tjera të cilat nuk ishin pjesë e PKZH-së

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

MFPT në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor ka paraparë të përfundoj 32 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 23 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 8 janë të pa realizuara dhe 1 është pa përgjigje.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

MMPHI në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor ka paraparë të përfundoj 61 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 7 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 6 janë të parealizuara, ndërkaq 48 janë pa përgjigje.

Ministria e Drejtësisë

MD në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 77 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 43 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 31 janë të parealizuara dhe 3 janë pa përgjigjje.

Ministria e Zhvillimit Rajonal

MZHR nuk ka paraparë asnjë aktivitet, realizimi i të cilave fillon në janar dhe përfundon në dhjetor 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

MASHTI në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 32 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023, prej të cilave ka realizuar 16 dhe 16 të tjera janë të parealizuara.

Ministria e Ekonomisë

ME në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 25 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 14 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 9 janë të parealizuara dhe 2 janë përgjigje.

Ministria e Punëve të Brendshme

MPB në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, ka paraparë të përfundoj 93 aktivitete brenda periudhës janar- dhjetor 2023. Vetëm 46 janë përfunduar brenda afatit të paraparë ndërkaq 43 janë të parealizuara dhe 4 janë pa përgjigje.

Ministria e Mbrojtjes

MM nga 9 aktivitete të parapara të realizohen gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, nuk ka kthyer përgjigje. Andaj nuk dihet se sa prej tyre janë realizuar dhe sa jo.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

MINT nga 80 aktivitete të parapara të realizohen gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 në kuadër të Planit Kombëtar Zhvillimor, nuk ka kthyer përgjigje. Andaj nuk dihet se sa prej tyre janë realizuar dhe sa jo.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

MPJD në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim ka paraparë të përfundoj 15 aktivitete brenda periudhës janar – dhjetor 2023. Prej tyre 9 prej tyre janë të realizuara, 5 të pa realizuara dhe 1 pa përgjigje.