Fillon seanca ku pritet të (mos) votohet qeveria

Ka nisur tashmë seanca ku pritet të votohet qeveria, anise sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

Kjo për shkak se, tash e një kohë në koluaret politike është përmendur fakti që i nominuari për kryeministër, Albin Kurti, nuk i ka numrat për formim të qeverisë.

Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat. Përmbledhja do t’ju raportojë në kohë reale.