Fillon mësimi në gjimnazin e komunës që qeveriset nga LDK-ja

Derisa greva po vazhdon, me të po vazhdojnë edhe thirrjet e zyrtarëve qeveritar të nis mësimi.

Madje, shumë herë kanë vërshuar kritikat ndaj komunave, nga ana e nivelit qendror, se të parat po ndikojnë tek grevistët, për të vazhduar me bojkot të mësimit.

Por, në Komunën e Fushë Kosovës të udhëhequr tash e më se dy dekada nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur mësimin, nga sot, gjimnazi i vetëm në këtë komunë.

Sipas drejtorit të Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” Amir Pllana, që ishte në Sytë 7 në Klan Kosova, kjo dëshmon që nuk ka pas presione politike.

“Të themi të drejtën, në pushtetin lokal, kemi pushtet që dallon nga niveli qendror. Me përgjegjësi e them edhe para opinionit, ne e kemi marr vendimin të menduar mirë në kolektiv, duke u bazu në interesin e nxënësit, prindit dhe mësimdhënësve”

Pllana në “Sytë 7” shtoi se “sa i përket DKA (Drejtorisë së Arsimit në Komunë) dhe MASHT-it, iu garantoj që as sot e kësaj dite nuk kemi pas kontakte, qoftë për fillimin dhe qoftë për mos fillimin e mësimit”.

Derisa në Kosovë, Vetëvendosje, partia që menaxhon me Qeverinë, udhëheq në vetëm 4 komuna: Podujevë, Kamenicë, Gjilan e Shtime.