Fillon festivali ndërkombëtar i monodramës, MONOAKT

Sot në Teatrin Dodona, me fillim nga ora 19:30 nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, MONOAKT.

Kështu kanë konfirmuar anëtarët e këshillit organizativ, duke konfirmuar sërish punën e palodhshme në këtë drejtim.

Duhet thënë që jo vetëm në teatër do të mbahet ky festival. Pjesëza të tij do të shfaqen edhe në Rugovë e Radac, aty ku natyra gjatë verës thotë kryefjalën.

Më poshtë edhe kalendari, ndërsa i njëjti pritet të zgjasë deri më 13 qershor.