Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka njoftuar se do të përdorin një teknologji gjysmë automatike për pozicionin jashtë loje në botëror.
FIFA, njofton se teknologjia gjysmë automatike dhe më e avancuar do të përdoret në Kupën e Botës, Katar 2022, për të përshpejtuar kohën për të marrë vendime rreth pozicioneve jashtë loje, përcjell lajmi.net.
Secili lojtar që do të jetë në pozicion jashtë loje do të shkaktojë një sinjalizim në kabinën e gjyqtarit në VAR dhe ata do mund t’ia transmetojnë më pas gjyqtarit në fushë.
Ky sistemi u testua në Kupën Arabe dhe Kupën e Botës për Klube të vitit të kaluar, ku u vlerësua se kishte reduktuar kohën për të marrë vendime të VAR-it nga 70 në 25 sekonda.
Kupa e Botës këtë vit fillon më 21 nëntor dhe mbaron më 18 dhjetor.
Semi-automated offside technology to be used at FIFA World Cup 2022™. System provides an automated offside alert to the video match officials team. 3D animation improves communication to in-stadium fans and television viewers.
👉 https://t.co/sSWofZErPK#FootballTechnology pic.twitter.com/D1e0ZrBvVb— FIFA Media (@fifamedia) July 1, 2022