Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi.
Presidenti Ademi shfrytëzoi rastin që t’i urojë anëtarët e KE-së me rastin e tetë vjetorit të anëtarësimit në UEFA, duke e vlerësuar 3 majin e vitit 2016 si një nga datat më të rëndësishme në futbollin tonë.
Më pas, gjatë kësaj mbledhje u diskutua për të arriturat gjatë kësaj kohe si dhe për projektet e ardhshme.
Gjithashtu, KE diskutoi për datat e ndeshjeve të barazhit dhe për organizimin sa më të mirë të tyre si dhe për ecurinë e punimeve në stadiumin “Fadil Vokrri” e për projektet e infrastrukturës që janë duke u kryer në vazhdimësi nga FFK-ja.
Në fund, KE shqyrtoi edhe parashtresat dhe ankesat që i janë drejtuar këtij organi.