Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen Sllovaki – Kosovë, e cila zhvillohet më 26 mars 2026, ora 20:45, në stadiumi “Národný futbalový” në Bratisllavë.
Kjo ndeshje i takon ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026.
Sipas njoftimit të FFK-së, afati i fundit ku gazetarët sportiv mund të aplikojnë është data 13 mars ora 16:00.
Aplikimi bëhet në platformën: ffk-media.com
