Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin për një fitore në kampin shqiptar të kandidatit për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani.
T7 po qëndron në Tetovë, ndërsa gazetarët e televizionit përkatës përmes një lidhje direkte kanë raportuar se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shpallur fitore.
Nga atje shihen pamje ku po festohet me tupana, një mënyrë feste shqiptare.
Sipas rezultatet e deritashme, Bujar Osmani ka 15.63%, ndërkaq Arben Taravari 11.39%.
Në nivel të përngjitëm është duke prirë kandidatja e VMRO, Gordana Siljanovska Davkova.